970×90
970×90

Vjosa Osmani infektohet me Covid-19

Vjosa Osmani infektohet me Covid-19

Kryetarja e Kuvendit dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.


Osmani në një postim në Facebook ka për të ditur që rezultatin e ka marrë para pak minutash.

Ajo ka thënë se dy javët e ardhshme do të punojë nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e saj  në të dy funksionet shtetërore që i ushtron të trajtohet në kohë.

Tutje, Osmani ka kërkuar nga qytetarët kujdes maksimal dhe respektim të masave.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Vjosa

Related posts