
Policia austriake ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pas sulmit terrorist që ndodhi të hënën mbrëma.
Policia ndërkaq ju bën thirrje qytetarëve që janë në rrugë të strehohen diku dhe të rrinë larg vendeve publike.
“Rri në shtëpi! Nëse jeni në rrugë, strehohuni diku! Qendroni larg vendeve publike, mos përdorni Transport Publik! # 0211w”, është thirrja e policisë drejtuar qytetarëve.
Still active: Stay at home! If you're on the Streets, take shelter! Keep away from public places, don't use public Transportation! #0211w
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 2, 2020
Pas sulmit ka reaguar kryeministri austriak, Sebastian Kurz, i cili ka thënë se kurrë nuk do të dorëzohen para terroristëve dhe se do t’i luftojnë me vendosshmëri.