970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen reagimi i Turqisë për kërcënimet Rusi Amerikë

Vjen reagimi i Turqisë për kërcënimet Rusi Amerikë

Pas kërcënimeve për luftë mes SHBA-së dhe Rusisë në Siri, ka reaguar kryeministri turk Binali Yildirim, duke i quajtur zënkat e tyre virtuale “përleshje rrugësh”.
Ai ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet e tilla, shkruan Periskopi.

“Është përleshje rrugësh. Po përleshen si rrugaçë. Por kush po e paguan çmimin? Civilët”, ka thënë Yildirim në një fjalim të tij në Stamboll.

Ai ka thënë se tani nuk është koha për rivalitet.

“Tani nuk është koha për rivalitet. Është koha që të shërohen plagët në këtë rajon, të bëhemi bashkë dhe ta lëmë prapa luftën”, ka thënë kryeministri turk.

Presidenti amerikan Donald Trump ka parlajmëruar Rusinë se SHBA-ja do të sulmojë me raketa caqet e Assadit, duke i thënë që të bëhet gati.

Ndërkaq, Rusia ka paralajmëruar se çdo raketë mbi Siri do të rrëzohet nga forcat e saj ushtarake.

I gjithë tensionimi i situatës vjen pas sulmit me armë kimike në Siri.

Related posts