970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen reagimi i PDK’së pas ofertës dhe kushteve të Nismës për koalicion

Vjen reagimi i PDK’së pas ofertës dhe kushteve të Nismës për koalicion

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur negativisht ofertës së Nismës Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor, duke e kushtëzuar me postin e Kryeministrit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij, e cila drejtohet nga Kadri Veseli.

“Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për Blic, si kundërpërgjigje ndaj ofertës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi.

Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platformën më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Krasniqi, pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.

”Ndryshe, Krasniqi ka përmendur edhe pesë kërkesa tjera, lidhur me programin zgjedhor, listën e deputetëve, ligjin për qeverinë dhe ndarjen e përgjegjësive.

Related posts