970×90
970×90

Vjen reagimi i LDK-së: Është e papranueshme qe asamblistet e VV-së të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të perfshihen ne marrëveshje te kunderligjshme dhe te pista

Vjen reagimi i LDK-së: Është e papranueshme qe asamblistet e VV-së të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të perfshihen ne marrëveshje te kunderligjshme dhe te pista

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër ndaj një skandali të fundit që përfshin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe disa nga asamblistët e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Projekti.

Sipas deklaratës së LDK-së, skandali zbulon pazare të brendshme, të ulëta dhe të turpshme, të cilat kanë hedhur hije të rënda mbi praktikën dhe moralin politik të LVV-së.

Komunikata e plotë:

Skandali i fundit i Levizjes Vetevendosje, i cili zbulon pazare të brendshme, te ulëta e te turpshme, te asamblistëve të ketij subjekti ne Kuvendin Komunal të Prishtines, shpalos qartazi kriminalitetin e LVV-së dhe perbuzjen e hapur qe i bën kjo lévizje kryeqytetit dhe qytetarëve tanë.

Keto praktika korruptive dhe kriminale fshihen pas fasades së premtimeve per “ndryshim” e “transparencë”, ndërsa në realitet reflektojnë politike të shperdorimit, ku perfitimet personale e partiake vendosen mbi interesat e qytetarëve.

Eshtë e papranueshme qe asamblistet, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, të perfshihen ne marrëveshje te kunderligjshme dhe te pista, qe minojne seriozisht besimin e gytetarëve ne perfagesuesit e tyre.

Ky skandal demonstron qartazi se LVV-ja nuk eshtë asgjë më shumë se një burim i pashtershëm i praktikave klienteliste dhe nepotiste, qe demtojne rënde interesin publik.

U bejme thirrje organeve pergjegjese te veprojne pa hezitim dhe të hetojne deri në fund çdo detaj te kesaj shkelje brutale të standardeve etike dhe ligjore.

Vetëm duke dënuar qartë e fort kête lloj keqpërdorimi mund te mbrohet interesi i qytetaréve.

BESIAN MUSTAFA – ZEDHENES

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES

 

 

Related posts