Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga veteranët e UÇK-së si rezultat i mos përfshirjes së tyre në projektligjin për pagën minimale.
Nga Zyra e BE-së thonë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit, raporton Express.
“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, dërisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagim.