
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me “dokumentin” që është publikuar sonte.
Ademi – përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po tentohet të dezinforomohet opinioni.
“Sa më afër ditës së kuvendit të rregullt zgjedhor në vazhdimësi po tentohet të dezinfomohet opinioni me informata jo të sakta rreth meje.
Sot gjatë mbrëmjes është prezantuar një draftvendim i Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i vitit 2020, i cili kishte propozuar për të marrë një vendim ndaj meje por që asnjëherë nuk është marrë dhe nuk ka hyrë në fuqi. Rrjedhimisht asnjëherë s’ka pas vendim dënues nga UEFA ndaj meje”, ka shkruar ai ndër të tjera, në Facebook.
Zgjedhjet për të parin e kësaj federate do të mbahen me gjashtë prill.
Teksa – përveç Ademit, për këtë post ka kandiduar edhe Gramoz Vokrri.
