970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen reagimi i Abdixhikut për deklaratat e Konjufcës: Më ka kuptuar shumë mirë kur kemi punuar bashkë në qeveri

Vjen reagimi i Abdixhikut për deklaratat e Konjufcës: Më ka kuptuar shumë mirë kur kemi punuar bashkë në qeveri

Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur anëtarit të Kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, lidhur me një deklaratë të tij ku tha se askush në Kosovë nuk e kupton gjuhën e kryetarit të LDK-së.

Teksa komentonte qëndrimin e Abdixhikut i cili kritikonte Albin Kurtin për deklaratat për bashkim kombëtar, Konjufca tha se Abdixhiku ja ka huqur.

“Bashkim Kombëtar a e din pse nuk ka, veç pse nuk është i mundshëm në këto rrethana, jo pse nuk don kombi shqiptar, por është e pamundshme. Por, Abdixhiku po thotë s’duhet, këtë nuk e merr vesh askush”, shtoi Konjufca.

“Unë mendoj që rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë,. Absolutisht nuk është zhbërje e shtetit të Kosovës, është krejtësisht e huqur nga zotri Abdixhiku. Nuk e di përmes kësaj gjuhe, cilëve qytetarë të Kosovës synon t’ju flet. Gjuhën e zotri Abdixhikut askush në Kosovë nuk e kupton”, tha Konjufca në Klan Kosova.

Abdixhiku në emisionin Pressing në T7 ka thënë se një deklaratë e tillë ka qenë e panevojshme.

“Kemi qenë në të njëjtën qeveri. Më ka kuptuar atëherë shumë mirë kur kemi punuar bashkë. Nuk ka nevojë për këso deklarata të panevojshme. Të vazhdojmë punët tona”, ka thënë Abdixhiku.

Related posts