Ministri serb i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, i cilit sot u ndalua të hynte në territorin e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kjo ngjarje nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes mes dy vendeve.
Në një prononcim të shkurtër pasi u ndalua të hynte në Kosovë, Vukosavljeviq tha:“Vendimi i Prishtinës nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës së përgjithshme”
Ndryshe, forca të shumta policore po qëndrojnë në veri të vendit me qëllim të ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serb, Aleksander Vulin, Nikolic Selakoviq dhe Marko Gjuriq.