970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen një lajm i keq nga Gjermania për kosovarët që kanë planifikuar punë sezonale atje

Vjen një lajm i keq nga Gjermania për kosovarët që kanë planifikuar punë sezonale atje

Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit COVID-19. Një shkak më shumë për të rishikuar edhe një herë gjendjen e punonjësve në këto vende.

Politika ka paralajmëruar ndryshime.

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!”, thotë Mariana Costea e cila ka punuar në një fermë bavareze dy muaj.

Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi COVID-19.

“Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flemë tetë persona, që një banjo të përdorim tetë vetë dhe që 30 persona të përdorin një kuzhinë”, thotë rumunja në bisedë me Deutsche Ëellen, në reportazhin “Skandali me sistem”.

Me një minibus me tetë ulëse futeshin nga 14 apo 15 persona dhe dërgoheshin në fusha për të punuar. Në mbrëmje ktheheshin në vendbanime, shpjegon ajo. Mbrojtja nga COVID-19 në Gjermani duket ndryshe, e kjo duhet të vlejë edhe për punonjësit evropianolindorë.

COVID-19 – një dëshmi tjetër për gjendjen

Costea është një nga shumë punonjësit evropianolindorë që kanë ardhur javët dhe muajt e fundit për të punuar në Gjermani, por ndër të rrallët që flasin hapur për gjendjen në ekonominë gjermane – në industrinë e mishit, në shërbimet e postës, në ndërtimtari, ndihmën e të moshuarve apo në bujqësi.

Edhe vet ministri i Punës, Hubertus Heil ka folur shpesh për gjendjen e rëndë në këto fusha në vitet e fundit.

“Coronavirusi është si një gotë e djegur. Tani po shihen gjëra për të cilët është menduar se janë në rregull”, tha Heil në një konferencë shtypi ne Berlin.

Për këto “gjëra” flet edhe Alex B. në reportazh. Ai do të mbetet anonim. Ka frikë nga pasojat e mundshme. Dy vite ka punuar në fabrikën më të madhe të mishit në Gjermani, Tönnies.

“Ata na i kanë vjedhur orët e punës. Në vend të tetë orëve, duke llogaritur edhe 45 minuta pushim, ne kemi punuar 10 deri në 13 orë në ditë. Pas kësaj pune je i mbaruar edhe psiqikisht”, thotë Alex B..

“Ata” – janë sipërmarrësit nënkontraktues, të cilët punësojnë numrin më të madh të punonjësve evropianolindorë. Edhe rumuni Alex B. ka kontratën me një nënkontraktues, me një firmë e jashtme, e cila ka marrë përsipër disa punë në këtë fabrikë. Këta punonjës paguhen sipas kushteve të nënkontraktuesve. Përgjegjësinë për gjendjen e tyre e mbajnë këta nënkontraktues dhe jo prodhuesi i mishit.

Shumica e punonjësve paguhet jo me orë por me sasinë e punës. E kjo punë nuk mund të bëhet brenda tetë orësh. Një sistem për eksploatim, thotë Alex B. Kush e kundërshton këtë, do të largohen shpejt nga puna. Për këto vende pune nuk vlejnë rregullat e punës si në Gjermani.

Mbrojtje nga Corona nuk ka pasur pothuajse aspak. Mbi 1,500 nga 7,000 punonjësit e Tönnies në Rheda-Ëiedenbrück kanë rezultuar pozitiv në testet e sëmundjes COVID-19, në fillim të muajit qershor. Rajoni Gütersloh është futur në Lockdoën. Tani prokuroria është duke hetuar në fabrikën Tönnies dhe tek shumë nënkontraktues, nëse ka pasur ndonjë shkelje të ligjit kundër infektimeve.

Nënkontraktuesit një rrjet i vështirë për kontrollim

Sistemi i nënkontraktuesve mundëson punësimin e personave nga vendet lindore dhe krijimin e një rrjeti vështirë të kontrollueshëm. A thua nuk do të ishte e mundur që një vend si Gjermania t’i kontrollojë këto rrjete dhe punonjësit e angazhuar në këtë vend? Të shikojë kushtet në të cilat punojnë ata? Teorikisht po, thotë Marius Hanganu nga projekti “Faire Mobilität”, në bisedë me Deutsche Ëelle.

Ai ka lindur në Rumani dhe është pjesë e një sindikate gjermane që angazhohet për përmirësimin e kushteve të punonjësve nga Evropa Lindore. Ai është përgjegjës për kushtet në kufi dhe në entet e shëndetësisë. Kontrollet nuk janë gjithmonë pa probleme, si për shembull në Bavari. Ai pohon se gjëra të tilla janë konstatuar gjatë vizitave në dogana. Ndërsa nga doganat thonë se nuk janë të njoftuar me probleme të këtilla.

Shtimi i rasteve të virusit Corona në industrinë e mishit dhe në bujqësi kanë detyruar politikën të reagojë. Prej 1 janarit 2021 do të ndalohet kontratat e këtilla, që do të thotë se në industrinë e mishit nuk mund të punësohen punonjës të këtillë.

Ministri Heil ka përgatitur një projektligj i cili duhet të miratohet në parlament. Heil nuk ka përgjigje pse masa të tilla nuk miratohen edhe për pjesë të tjera të industrisë. Ministri thotë se do të shtohen kontrollet edhe në fusha të tjera.

Coronavirusi nuk është mundësi?

Gjendja në një sipërmarrje bujqësore në Bavari ka rihapur debatin për problemet në këtë fushë. Në Mamming (afër Straubingut) janë testuar pozitiv me COVID-19, rreth 170 nga 500 punëtorët sezonal. E gjithë sipërmarrja është futur në karantinë. Shumica e punonjësve vijnë nga Rumania, e të tjerët nga Bullgaria, Hungaria dhe Ukraina.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder thotë se shkaku i infektimeve janë shkeljet në konceptin e mbajtjes së higjienës dhe shkelja e rregullave. Si pasojë, ai kërkon kontrolle më të rrepta “ditë e natë” dhe “të paparalajmëruara”.

“Nëse dikush i shkelë rregullat do të dënohet me 5,000 deri në 25,000 euro. Ndërkohë që punonjësit sezonalë do të testohen në Bavari”, tha Söder.

Por deri tani nuk ka ndonjë kufizim në këtë rajon.

COVID-19 mund të shfrytëzohet edhe si shans për përmirësimin e sistemit me punonjësit nga vendet lindore – për përmirësimin e kushteve të punës dhe kushteve të banimit.

Alex B. është i bindur se gjërat nuk do të ndryshonin po të mos kishin shpërthyer këto raste të infektimeve me virusin Corona. Ai thotë se në të ardhmen nuk do të pranojë të eksploatohet në punë.

Related posts