970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen kërcënimi i radhës nga Rusia për SHBA-të

Vjen kërcënimi i radhës nga Rusia për SHBA-të

Rusia ka paralajmëruar sot se do të rrëzojë çfarëdo rakete të shkrepur nga SHBA-të mbi Sirinë, derisa agjencia evropiane e trafikut ajror ka pastruar hapësirën ajrore të pjesës lindore të Mesdheut, në rast të ndonjë sulmi që mund të ndodh “gjatë 72 orëve të ardhshme”.

Marina amerikane ka kërcënuar me sulm ushtarak si përgjigje ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad, pas sulmit me armë kimike të kryera në Douma gjatë të shtunës, transmeton Telegrafi.

Pas rritjes së tensioneve, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia i ka bërë thirrje SHBA-ve që të mos ndërmarrin çfarëdo veprimi, duke paralajmëruar Washingtonin se do të “bartë përgjegjësitë” për “çfarëdo aventure ilegale ushtarake”.

Ambasadori rus në Liban, Alexander Zasypkin, gjithashtu ka paralajmëruar se çfarëdo rakete amerikane e lansuar në Siri, do të rrëzohet.

Zasypkin ka bërë të ditur se ai këto komente i ka bërë bazuar në deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin dhe stafit të tij të kabinetit.

Por, Britania, Franca dhe SHBA-të janë duke shqyrtuar ndërhyrjen ushtarake për të ndëshkuar Assadin i cili vazhdimisht po kryen sulme ndaj civilëve.

Këtë mëngjes, agjencia evropiane e kontrollit ajrore “Eurocontrol”, ka njoftuar se hapësira ajrore është e pastër në rast së gjatë tri ditëve të ardhshme lansohet ndonjë raketë. /Telegrafi/

Related posts