970×90
970×90
970×90
970×90

Vjen iPhone 11, Apple e prezanton sot në Kaliforni

Vjen iPhone 11, Apple e prezanton sot në Kaliforni


Apple prezanton sot në Kaliforni, Iphone 11 dhe risi të tjerë për 2019-tën. Të pranishmit në Steve Jobs Theater do të mund të hyjnë vetëm me ftesa.

Gjiganti i teknologjisë nuk e zbulon kurrë përpara se çfarë do të të rejash do të sjellë në prezantimin e shumëpritur, por shtatori është muaji kur azhornohet gama e Iphone-ve, produkt ky nga i cili vazhdojnë të varen në masën më të madhe financat e bollshme të Apple-it.

Tre thuhet se do të jenë smartfonët e rinj në afishim: iPhone 11, iPhone 11 pro dhe iPhone 11 Pro Max. Pas përdorimit të numrave romakë sic ndodhi më iPhone X, ky vit sjell rikthimin tek ata arabë.

Nëse prisnit ndonjë ndryshim rrënjësor dizajni, nuk është rasti. Apple vazhdon të ndjekë ritmin e vet me dizajnin që mbetet pas a shumë I stabilizuar në tre gjeneratat e fundit iPhone, e nuk heq dorë as nga Face ID. 11 Pro është praktikisht një trashëgimtar i denjë i X dhe XS, transmeton tch. Nga pamja do të ketë dallime të vogla me paraardhësit, por një nga risitë është Face ID I përmirësuar e më i shpejtë me një keiënd që mundëson zhbollikimin në gamë më të gjerë, një konfigurim të trefishtë të kamerave dhe funksione si ndjesi 3D. Iphone 11 vjen me një çmim prej $749 , ndërsa Pro dhe Max vlejnë përkatësisht 999 dhe $1,099 dollarë.

Related posts