970×90
970×90

Vjedhje edhe brenda Parlamentit Europian: Raportuesja për Kosovën zbulon se çfarë po ndodhë atje

Vjedhje edhe brenda Parlamentit Europian: Raportuesja për Kosovën zbulon se çfarë po ndodhë atje

Eurodeputetja, njëherit raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se gjëra si laptopë, kamera dhe disqe po vidhen rregullisht brenda zyrave private të institucionit ku ajo punon.

Cramon përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa fotografi, tha se vazhdimisht po vidhen gjërat në PE.

“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë! “, ka shkruar ajo.

Eurodeputetja nuk ka dhënë detaje të tjera se nga kush po i vidhen gjërat, teksa për një gjë të tillë nuk ishte disktuar më parë.

Related posts