970×90
970×90
970×90
970×90

Vitia: ‘Tanja’ do të ketë pasoja nëse s’ka kaluar në procedura

Vitia: ‘Tanja’ do të ketë pasoja nëse s’ka kaluar në procedura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje, meqë Behgjet Pacollit nuk i lejohej të hynte në Kosovë pa u futur në karantinë në Qendrën e Studentëve, është pyetur se si këngëtarja Tayna nuk është karantinuar në konvikt, ndërsa po kërkohet të futet deputeti Behgjet Pacolli.

Fillimisht këngëtares Tayna, Vitia i është referuar si ‘Tanja’, më pas tha se nuk e ka informacionin se si këngëtarja ka hyrë në Kosovë. “Tanja… Nuk e kam këtë informatë, duke ardhë në emision mu dërgua linku”, tha Vitia në Rubikon.

I pyetur nga gazetari se a ka mundësi të mos e dijë këtë gjë ministri, Vitia tha: “Nëse ka hyrë në një rrugë që nuk është zyrtare, ka mundësi të mos e di. Nëse ka kaluar të gjitha procedurat, do të ketë pasoja edhe për ata që ia kanë mundësuar dhe për personin në fjalë, sepse përbën rrezik për shëndetin publik”, tha më tej Vitia.

Related posts