
Tash e 20 vjet, banorët e një pjese të madhe të Fushë Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
Qytetarët vazhdimisht janë shprehur se është e papranueshme që në shekullin 21, të ketë probleme të tilla që prekin nevojat elementare për jetë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, gjatë kësaj jave në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë thënë se problemi me ujin e pijes për banorët e Fushë Kosovës, përfundimisht do të zgjidhet.
Kjo kompani ka bërë sot testimin e linjës së ujit në Fushë Kosovë. Ekipe të shumta tashmë janë në terren dhe po testojnë furnizimin me ujë.
E në një komunikatë të lëshuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” pasqyrohet “gëzimi” i madh i një qytetari kur e kupton se nuk ka më nevojë për bidonë në mënyrë që të furnizohet me ujë të pijshëm.
Në komunikatë thuhet se kur mori vesh lajmin, qytetari u gëzua pa masë dhe u kthye në shtëpi. /Reporteri.net