Në një ditë në vitin 1993 familja e Kadri Veselit, po përjetonte momente të vështira. Rreth 40 policë kishin mësyrë shtëpinë e tyre në kërkim të Kadri Veselit.
Dhe të gjithë ata kërkonin sot kryetarin e PDK-së dhe Kuvendit, që në atë kohë ishte student dhe merrej me veprimtari ilegale kundër Serbisë.
Gazeta e asaj kohe ‘Bujku’ kishte raportuar për ngjarjen. Meqë nuk e kishte gjetur Kadri Veselin në shtëpi, kishin vendosur të arrestonin babanë dhe vëllezërit e tij.
Ja faksimili i gazetës ‘Bujku’ i vitit 1993.