
Skuadra e Ballkanit ka prezantuar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbin si dhe bashkëpunëtorët e tij si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Skuadra e Ballkanit gjithashtu sot ka mbajtur edhe seancën stërvitore, siç shihet në fotografitë e klubit.
Ja njoftimi:
“FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore.
Na priftë e mbara
Suharekë
Xhebsa”, shkruhet në komunikatë.