970×90
970×90

Visar Ymeri, ka disa fjalë për Vetëvendosjen, ja si e quan ai

Visar Ymeri, ka disa fjalë për Vetëvendosjen, ja si e quan ai


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën dikur edhe e kishte udhëhequr.

Ymeri ka sulmuar VV’në në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, duke thënë se me partinë që sot udhëhiqet nga Albin Kurti është vështirë të bashkëpunohet.

Sipas tij, VV’ja sillet si “fëmijë i llastuar, i cili krejt lodrat i do vetëm për vete”.

“Po duan t’i djegin të gjitha urat, mundësitë e bashkëpunimit”, është shprehur Ymeri.

Deputeti i PSD’së i është përgjigjur edhe deklaratës së kreut të VV’së, se subjekti politik i udhëhequr nga Shpend Ahmeti është vetëm “partiçkë”.

“Nuk jemi të vegjël sa po thonë”, është shprehur shkurt ai.

Ymeri ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të bashkëpunojë me VV’në, duke i vënë vijë të kuqe vetëm Partisë Demokratike të Kosovës. /

Related posts