970×90
970×90
970×90
970×90

Virusi vdekjeprurës nga mushkonjat po shpëndahet – dhjetëra viktima në Ballkan

Virusi vdekjeprurës nga mushkonjat po shpëndahet – dhjetëra viktima në Ballkan

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon. Nga ky virus, që transmetohet përmes mushkonjave, këtë vit kanë vdekur 9 persona në Serbi, kurse janë sëmurë mbi 100 të tjerë.
Në Greqi ka 55 raste të regjistruara me këtë virus, kurse kanë vdekur dy persona në moshën 80 vjeçare. Situata është alarmante edhe në Romani, Hungari dhe Itali. Edhe përkundër faktit se Maqedonia është “tokë pjellore” për transmetimin e infeksionit, mjekët sigurojnë se nuk ka vend për panik.

Maqedonia është një nga vendet në rajon ku nuk ka asnjë pacient të regjistruar nga Ethet e Nilit

“Në këtë klinikë nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar me këtë diagnozë. Nga të dhënat që i kemi dhe gjatë kontrolleve në ambulantë, nuk është regjistruar asnjë i sëmurë. Më mirë është që sëmundjet të parandalohen, sesa të kurohen. Duhet të minimizohet mundësia nga pickimi i mushkonjave”, u shpreh Ilir Demiri – klinikë infektive.

Mjekët thonë se format më të rënda të kësaj sëmundjeje paraqiten vetëm tek 1% nga pacientët e infektuar.

Më së shpeshti, bëhet fjalë për persona të moshuar apo për persona me imunitet të dobët. Jo çdo mushkonjë është bartëse e infeksionit dhe jo çdo pickim do të thotë se personi do të sëmuret, thonë mjekët. Ja cilat janë simptomat e Ethes së Nilit Perëndimor.

“Kokëdhimbje, temperaturë e lartë, ethe dhe lodhje. Këto janë simptomat e përgjithshme që mund të çojnë që të mendoni se bëhet fjalë për grip të thjeshtë. Duhet të kalojnë disa ditë që të definohet virusi. Gjithashtu, prania e kësaj sëmundjeje në ndonjë vend, bashkë me gjendjen klinike që e keni, mund të na japë indikacion se jeni të infektuar. Fjalën e fundit e kanë analizat laboratorike”, tha Dr.Gordana Kuzmanovska – institut për shëndet publik në Maqedoni.

Rastet e para të ethes së Nilit Perëndimor në vend, u regjistruan në vitin 2011. Deri më tani, në Maqedoni ka pasur rreth 15 të sëmurë dhe tre të vdekur.

Ndryshe, në përpjekje për ta parandaluar invazionin e mushkonjave, këtë mëngjes, për të 20-tën herë me radhë, Qyteti i Shkupit ka bërë spërkatje me aeroplan kundër këtyre insekteve. Nga e hëna do të spërkatet edhe nga toka.

Pas këtyre aktiviteteve, spërkatje të tjera kundër mushkonjave janë paraparë të bëhen kah fundi i këtij muaji dhe fillimi i shtatorit. Ditëve të fundit, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve, të cilët ankoheshin se ka shumë mushkonja dhe se Qyteti i Shkupit nuk i realizon spërkatjet e rregullta./21Media

Related posts