970×90
970×90

Virusi i Nilit në Kosovë, thirrje për mbrojtje nga pickimi i mushkonjave

Virusi i Nilit në Kosovë, thirrje për mbrojtje nga pickimi i mushkonjave

17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të Nilit perëndimor në gjithë Evropën brenda një jave.

E, nga ky virus është prekur edhe Kosova. Nga dy raste të prekura nga virusi në fjalë, një grua 82-vjeçare ka vdekur derisa një 54-vjeçar ka arritur ta tejkalojë virusin.

Naser Ramadani, drejtor në IKSHP thotë se është duke hulumtuar burimet e këtij infeksioni që bart virusi, derisa thotë se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Megjithatë, nga qytetarët kërkohet që të kenë kujdes këtyre ditëve.

“Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Në rreth 80 për qind të rasteve, pacientët e infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara.

Related posts