
Enca, Kida, e Arta, janë disa prej të famshmeve shqiptare që kanë udhëtuar në Dubai.
Larg masave rigoroze e mbylljes, të famshmet shqiptare po zgjedhin Dubain si destinacionin e preferuar për pushime.
Këngëtarja Enca Haxhia është një prej emrave të estradës shqiptare që këto ditë po pushon në Dubai.
Ajo së fundi ka ndarë fotografi nga shëtitja me jaht, teksa ishte veshur e tëra me rozë dhe e kombinoi një çantë “Versace” nga po i njëjti brend.
Në të njëjtin vend po pushon edhe Kida, ajo po argëtohet bashkë me shoqëri. Në një video që e postoi në Instagram, këngëtarja dukej në disponim të mirë teksa po vallëzonte në jaht.
Kida kishte zgjedhur të vishte një palë bikini njëpjesëshe, të kombinuar me një shami koke me po të njëjtën ngjyrë, shkruan lajmi.net.