
Nuk arrin t’i mbajë lotët, por ajo ka një arsye të mirë për ata lotë. Ajo erdhi nga Zvicra për t’i ndihmuar qytetarë në nevojë, çka e bëri të emocionohej.
Iliriana Shkodra bashkë me gjashtë anëtarët e tjerë të familjes për dy muaj mblodhën 11 mijë euro dhe 100 pako ushqimore për të ndihmuar skamnorët në Kamenicë, transmeton gazetametro.net.
Thojnë që gjaku është më i trashë se uji. Është vendi jem dhe akoma ndjej kënaqësi kur vi në Kosovë”, ka thënë Shkodra.
Ndërkaq, babai i saj ka ndjenja të përzier pasi tha se po ndjen lumturi dhe keqardhje në të njëjtën kohë.
“Ndjehem i lumtur në një anë që ndihojmë dhe na vjen keq që ka kaq shumë nevojtarë në Kosovë”, ka thënë babai i Ilirianës.
E skamnorët që përfituan nga kjo ndihmë e vogël, falenderuar familjen duke thënë se ajo ka qenë e mirëseardhur në këtë kohë festash.
Në këtë aksion humanitar mori pjesë edhe Qendron Kastrati, kryetar i Kamenicës, i cili tregoi pse Komuna s’po arrin të ndihmojë këto familje.
“Ne jemi me Komunë me buxhet shumë të vogël dhe kemi shumë famije në nevojë”, ka thënë ai.
Ndryshe, aksioni i familjes Shkodra do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim pasi është planifikuar të jipen ndihma edhe në Gjilan e Viti.
Shihni storien e plotë të KLAN KOSOVA:
Plasë Pedofilia në Kishën Serbe: Nuk i besuan drejtësisë në Beograd, flasin nga Londra