970×90
970×90

Vinë ftesa të reja nga Gjykata Speciale për ish-zyrtarë të UÇK’së

Vinë ftesa të reja nga Gjykata Speciale për ish-zyrtarë të UÇK’së

Disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë intervistuar tashmë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e disa të tjerë kanë konfirmuar se i kanë marrë ftesat për intervistim, por ka edhe të atillë që janë duke i mbajtur larg publikut ftesat nga Specialja. Avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se tashmë kanë marrë disa klientë, të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim, po të cilët nuk duan t’i bëjnë publike ftesat.

Avokati i akredituar në këtë Gjykatë Artan Qerkini për “Zërin” ka bërë të ditur se ai deri më tani i ka dy klientë që pritet t’i mbrojë para Prokurorisë së Specializuar. Qerkini ka theksuar se për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund t’i bëjë publikë emrat e tyre.

“Deri më tani i kam dy klientë, të cilët do t’i përfaqësoj në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Mund të them shkurt se klientët e mi do të paraqiten në Hagë kah fundi i janarit dhe mesi i shkurtit 2019. Nuk besoj që janë emra shumë të njohur për publikun, pavarësisht se kjo nuk matet me ndonjë kriter objektiv”, ka thënë ai

Related posts