Tre persona kanë vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti në komunikacion në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe pesë persona të tjera, katër nga ta zyrtarë policorë.
Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës së Pejës ka bërë të ditur se tre të vdekurit janë anëtarë të familjes Gashi nga Peja.
“Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre. Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.