
Qendra tregtare “Prishtina Mall” ka dy ditë që ka hapur dyert e saj për vizitorët. E duket se kjo qendër tregtare, që besohet të jetë më e madhja në rajon, është shndërruar në atraksion turistik.
Dje Nacionale raportoi se një kompani, me emrin “Pranvera Travel” ka organizuar udhëtim nga Peja, Gjakova e Deçani për në “Prishtina Mall” që gjendet në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Çmimi i biletës kushtonte 5 euro.
Por konkurrenca për udhëtimin drejt “Prishtina Mall” është bërë e egër. Një kompani tjetër turistike nga Peja ka hyrë në treg, duke e ulur çmimin e udhëtimit. Bileta e agjencisë turistike “Euro fly” kushton veç dy euro për udhëtimet nga Peja, Deçani e Gjakova në drejtim të “Prishtina Mall”-it.
“Vikend i bukur me EURO FLY” – shkroi kompania në fjalë.