970×90
970×90
970×90
970×90

Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator

Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator

Durrësi është një qytet ku sezoni veror nuk përfundon me muajt e verës, por vazhdon edhe më gjatë.

Këtë fundjavë shtatori, bregdeti i Durrësit ka pritur shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj, që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi.

“Jam nga Polonia. Është bukur këtu do të rri disa ditë. Çmimet janë mirë”.

“Jam nga Serbia. Jam këtu me familjen time, vij për herë të parë në Shqipëri. Problemi më i madh që kam hasur është trafiku, nga Mali i Zi deri këtu 12 orë në trafik. Çmimet janë lirë, jam i kënaqur, morëm një apartament për 5 persona dhe na kushtoi 450 euro, pa ushqim. Më duket se është normal, jo shumë shtrenjtë”.

Operatorët turistikë, thonë se prenotimet në hotelet përgjatë bregdetit të Adriatikut janë të kënaqshme edhe për javët e ardhshme.

Pushuesit nga Kosova, Çekia dhe Polonia janë ata që kryesisht kanë preferuar Vjeshtën për pushime më të gjata.

Sipas statistikave paraprake, gjatë 8 muajve të parë të vitit, Durrësi është vizituar nga të paktën 1.2 milionë turistë./Tv Klan/

Related posts