970×90
970×90
970×90
970×90

Vijnë ‘makinat me këmbë’ nga Hyundai

Vijnë ‘makinat me këmbë’ nga Hyundai

‘Makina me këmbë’ është projektuar që të ecë në terrene të vështira, një prodhim midis makinës elektrike dhe teknologjisë robotike.

Hyundai tregoi një model të vogël të makinës, e cila mund të aktivizojë këmbët robotike për të ecur 3mph (5km / h) në terrene të ashpra.

Mjeti gjithashtu është i aftë të hipë në një mur 1.5 metra të gjatë dhe të hidhet në një hendek 1.5 metra të gjerë.

Hyundai Elevate mund të jetë i dobishëm për shpëtime emergjente pas fatkeqësive natyrore.

Koncepti ka qenë në zhvillim për tre vjet dhe u zbulua në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.

“Në rastet e cunamit ose tërmeteve makinat që përdoren tani mund të shkojnë deri në vende të kufizuara dhe ekipet e shpëtimit duhet të ecin në këmbë në pjesën tjetër të rrugës,”-tha zëvendëskryetari i Hyundai, John Suh. “Elevate mund të shkojë deri në vendin e ngjarjes dhe të hipë mbi rrënojat që kanë lënë pas përmbytjet.”

Related posts