Mark Zuckerberg është përballur për rreth pesë orë me pyetjet e senatorëve amerikanë rreth skandalit të vjedhjes së të dhënave.
Përvec pyetjeve të shumta, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re një detaj që dukej tepër i pazakontë.
Në karriegen e themeluesit të Facebook gjendej një jastëk shtesë, rreth 10 cm i trashë. Ka pasur shumë spekulime, ku pjesa më e madhe thonin se jastëku ishte me qëllim që të dukej më i gjatë dhe më i fuqishëm.
Mediat e huaja kanë raportuar dëshmitë e tij duke treguar se ai ishte përgatitur dhe për gjëra të tjera rreth skandalit ku u prekën të dhënat e 87 miliona përdoruesve.