
Anthony Joshua e ka mposhtur Kubrat Puvelin me nokaut në raundin e nëntë në meçin që u zhvillua në Londër
Boksieri britanik, Joshua arriti që t’i mbrojë titujt e tij në pesha të rënda, në ëBA, IBF dhe ËBO, IBO pasi e mposhti bullgarin Pulev.
Joshua ishte dukshëm më i mirë në këtë përballje, duke e rrëzuar dy herë në raundin e tretë, para se ta nokautonte Pulevin në raundin e nëntë.
Në videon e mëposhtme e keni momentin e nokautit, aty ku Joshua ia fiku dritat Pulevit.
Për Joshuan kjo ishte fitorja e 24 në karrierë, ku 22 i ka me nokaut dhe një humbje që e ka pësuar nga Andy Ruiz në të kaluarën. Gazeta Projekti
Nasty Uppercuts in Round 9 by @anthonyfjoshua on @KubratPulev to retain his @IBOBoxing World Heavyweight title. #Andstill pic.twitter.com/se8HENuM0I
— IBOBoxing (@IBOBoxing) December 12, 2020