Eugent Bushpepa i treti sonte në Eurovizion, ka bërë një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.
Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.
Ai është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët duket se nuk ia kursyen aspak duartrokitjet dhe ovacionet.
Shpresojmë që ky të jetë një fillim i mbarë për Shqipërinë dhe Eugentin, duke i uruar fat në renditje.