Pas lansimit të videos nga ana e Vetëvendosjes ka pasur reagime të shumta.
Por, reagime të ashpra për atë që paraqitet aty, patën opozita ku dikush, madje e konsideroi edhefashizëm politik.
Opozita
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sjellja e partisë në pushtet, është fashizëm politik dhe urrejtje e tjetrit, veç pse është pjesë e n
“Shellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet.” – ka thënë ai.
Hoti, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i ikë përgjegjësisë.
Në fund, ai shtoi: “Propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më. Fundin e keni prekur tashmë.”
Lëvizja Vetëvendosje, për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është në “gjendje të mjerueshme”.
“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza.” – ka thënë ai në reagimin e tij rreth kësaj situate.
Ndërkohë, zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, paralajmëroi se edhe ai do të publikojë nesër një video ku do ta paraqes versionin e tij se “çka ështa arritur në kë këto dy vite qeverisje të VV-së.”
‘Nesër ju tregoj çka ka çka s’ka PËRNIME këto 2 vite’, ka shkruar Frashër Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Analyst
Gazetari Parim OLLuri e ka lidhur krejt këtë situatë, me skandalet që po raportohen nga mediat sllovene, e që kanë të bëjnë me ambasadorin Martin Berishaj.
“Tash Baca Martin si zemergjere qe eshte ia jep nje 100’she atij qe e ka postu kete shkrim e kete video.” – ka shkruar ai.
Ilir Mirena, duke u marrë me përmbajtjen e videos, ku thuhet se ‘nuk ka vjedhje, zhvatje e hajni’, por përmenden edhe shumë gjëra të tjera, përmes një postimi në Facebook, ka
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se derisa opozita merret rrallëherë me pushtetin, këta të fundit vazhdojnë ta sulmojnë opozitën në mënyrë konstante.
“Derisa partitë opozitare merren me pushtetin aty-këtu, një herë në disa seanca – që edhe ashtu janë të rralla – partia në pushtet vazhdon t’i sulmojë ato në mënyrë konstante, thua se ato janë ende duke qeverisur.” – ka shkruar ai.
Çka u tha në video?
VV në videon e fundit, flet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove gjatë Qeverisë Hoti, për të cilën tashmë ka një thickened gjyqësor.
Por, përmendin edhe gjëra të tjera.
‘Nuk ka më punësime familjare e partiake në borde të ndërmarrjeve publike.’ – është shprehur Vetëvendosje në kë video.
Megjithatë, e vërteta – siç tashmë ë është dëshmuar me dhjetëra raportime – qëndron ndryshe. Punësime familjare e partiake ka pasur nga të afërm të Qeverisë Kurti II vazhdimisht, e madje jo vetëm në borde të ndërmarrjeve publike.
Një tjetër pretendim i çuditshëm është edhe ai për Listën Serbe.
‘Nuk ka më fuqi Lista Serbe për të kushtëzuar Qeverinë,’ – thuhet aty. Por, jo më larg se para një muaji, pushteti i drejtuar nga Kurti e Osmani u detyrua që të tërhiqej nga zgjedhjet e 17 dhjetorit në katër komunat me shumicë serbe.
E po ashtu, problematik ishte edhe lirimi në arrest shtëpiak i ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq që akuzohej për terrorizëm.
E po ashtu, edhe marrëveshja ende e pazbatuar për energjinë, ajo për targat ilegale e përnjoftimet që lëshohen në Rashkë.
Por, pretendimet arbitrare të saj vazhdojnë përgjatë videos që zgjat një minutë e katërdhjetë sekonda.
“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.” – është një prej këtyre pretendimeve.
Vetëvendosje është kritikuar vazhdimisht se po ndërton diskurs opozitar përkundër që ka marrë tash e më shumë se një vit e gjysmë pushtetin qendror.
Ajo që bie në sy në këtë video, megjithatë, është një ‘lodhje’ në formulimin e këtyre fjalive që duken të mangëta dhe jokreative.