970×90
970×90
970×90
970×90

Victoria Beckham ndihet e ofenduar nga Justin Bieber

Victoria Beckham ndihet e ofenduar nga Justin Bieber

 

 

Victoria Beckham u quajt si *Posh Spice gjatë kohës kur ishte pjesë e grupit Spice Girls për një arsye – ajo ishte thjesht e destinuar të vlerësonte gjërat më të bukura në jetë. Jo më kot ka edhe linjën e saj ultra-elegante të veshjeve dhe produkteve të bukurisë.
Por Justin Bieber ndoshta nuk e mendoi kaq gjatë, kur për mirësjellje i dërgoi Victoria-s një palë këpucë crocs, të markës së tij Drew House.

Ndërsa Victoria u mundua ta falënderonte Justin-in dhe t’ia bënte reklamën, ose më saktë antireklamën (e cila mbetet reklamë), në profilin e saj me rreth 29 milionë ndjekës, nuk mund të mos tregonte se s’kishte për t’i veshur kurrë.
“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë po planifikoj të vesh pas bllokimit… çfarë mendojmë ne për këtë sugjerim nga @justinbieber?! Në rregull, ishte diçka kaq e sjellshme nga ana e Justin që të më dërgojë disa Crocs. Asnjëherë nuk kam veshur një palë Crocs. Kjo më bëri të qesh… dua të them, është mendimi që ka rëndësi. Faleminderit shumë,” -tha ajo në IG Story.
Pasi falenderoi Justin për dhuratën, Victoria më pas vendosi të krijojë një sondazh për ndjekësit e saj, duke i pyetur ata:
“A do t’i vesh këto Crocs lejla?!”

43% e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën me “po”. Mirëpo, Victoria tha se më mirë preferon të vdesë, por gjithsesi e falënderoi sërish Justin-in.

Victoria mund të mos i veshë kurrë ato crocs lejla me arusha, por kjo gjë nuk e ndryshon faktin që ato janë shitur. Po, janë shitur totalisht! Megjithatë, nëse ju interesojnë modelet e tjera janë ende të vlefshme dhe kushtojnë 50 dollarë.

 

Related posts