970×90
970×90
970×90
970×90

Vetura “Yugo” e ish Jugosllavisë ka mbetur si vetura më e keqe në botë

Vetura “Yugo” e ish Jugosllavisë ka mbetur si vetura më e keqe në botë

Yugo ishte një veturë e vogël e bërë në ish-Jugosllavi por që mbijeton ende sot në vetëdijen e amerikanëve si dështimi më i madh në botën e automobilave.


Në aspektin konstruktiv ishte e dobët. Në aspektin e dizajnit ishte e shëmtuar. Por nga çmimi ishte e lirë. Ajo mbijetoi shumë më tepër si një mjet humori për komedianët sesa si një automjet në rrugë.

Makina shitej për 3990 dollarë. Edhe pse ishte një veturë e krijuar nga komunistët e Jugosllavisë ajo gjeti treg në Amerikën pas një marrëveshje mes Titos dhe presidentit amerikan. Tregtarët kishin klientë që rreshtoheshin për të blerë një të tillë.

Yugo shiti 1050 vetura në një ditë të vetme, por ajo që shkon lart duhet të zbresë. Kishte çështje serioze për cilësinë. Vetura ishte e ngadaltë dhe teknikët shkruanin se është makina më e keqe e shitur ndonjëherë në Amerikë.

Fundi erdhi në vitin 1992, kur gjatë luftës civile jugosllave, Yugo falimentoi për herë të dytë dhe Kombet e Bashkuara lëshuan një bllokim tregtar për Serbinë që përfshinte pjesët e Yugos. /Reporteri.net

Related posts