970×90
970×90

Vetura i bie përmbi pasi i dështoi vinçi, vdes burri në Isniq të Deçanit

Vetura i bie përmbi pasi i dështoi vinçi, vdes burri në Isniq të Deçanit

Sot rreth orës 17:00, një burrë derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi.

Gashi tha se rreth orës 17:00 janë informuar se një qytetar në fshatin Isniq, derisa ka qenë duke punuar dicka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.

Ai tha se emergjenca e QKMF-së është njoftuar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha Gashi.

Related posts