Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër, raporton Express.
Për rastin është deklaruar për Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.
Sipas tij, nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet