970×90
970×90

Veton Surroi i del në mbrotje Dukoviçit

Veton Surroi i del në mbrotje Dukoviçit

Publicisti Veton Surroi, i cili është edhe këshilltar i jashtëm i Qeverisë Kurti për dialog me Serbinë, i ka dhënë të drejtë tenistit serb Novak Gjokoviq, i cili ka shprehur dëshirën e tij për t`i pagëzuar fëmijët e tij në kishat serbe në Kosovës.

Në llogarinë e tij në “Twittter”, ai ka shkruar se çdo serb ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij në kishat e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Surroi ka kundërshtuar ministrin e sportit, Hajrulla Çeku, i cili e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

Sipas publicistit Surroi, është e drejt e secilit për ta përzgjedhur vendin e pagëzimit të fëmijëve të të tij.

Çdokush ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij/saj në kishat e Kosovës. Është e drejta e Gjokoviqit për të zgjedhur kur dhe ku. Le të ndihet në pagëzimin e fëmijëve tij fryma e Mateut 22:39: ‘Duaj fqinjët si veten tënde’, ka shkruar Surroi.

Related posts