970×90
970×90
970×90
970×90

Fjalët e Veton Surroit për Adem Demaçin dhe vetëflijimin monumental të ti

Fjalët e Veton Surroit për Adem Demaçin dhe vetëflijimin monumental të ti

Ish –kreu i partisë Ora dhe gazetari i njohur Veton Surroi, i cili pas luftës në Kosovë kishte pasur një polemikë me Adem Demaçin rreth konferencës së Rambouillet, për atë se a kishte bërë mirë delegacioni i Kosovës që e kishte pranuar marrëveshjen, e ka përkujtuar simboli e rezistencës nëpërmjet një postimi në facebook.
Siç dihet Demaçi ishte kundër ndërsa Surroi pjesë e delegacionit që i kishte thënë po marrëveshjes së Rambouillet.

Mbrëmë Demaçi vdiq në moshën 82 vjeçare, Surroi ka përmendur vetëflijimin monumental të Demaçit.

“Adem Demaçi qe mendja dhe shpirti i një të riu që zbulon çdo ditë domethënien e jetës , domethënien e lirisë. Mësoi e besoi thellë dhe çdo ditë, se jeta e liria nuk kanë kufij, se përtej jete ka jetë dhe përtej një kuptimi të lirisë ekziston një tjetër, më i gjerë.

Atje , tashmë në ta kaluar kufirin e kësaj jete, është duke gjurmuar përcaktimet e reja të lirisë, të asaj ku nuk duhet vetëflijimi i tij monumental.

Dritë pastë shpirti i tij në ecjen e radhës.” ka shkruar ai.

Related posts