Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen nga kjo parti të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Këtë, përmes një postimin në Facebook e ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Liburn Aliu.
Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes.
Ai e ka thyer besimin e të gjithëve.
Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin.
Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës.
Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës. /Telegrafi/