![Vetëvendosje në Junik: Vetura e Komunës po qëndron me muaj në Fushë-Kosovë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/6C6AEDFF-D55D-42D9-A74F-202DDE94EB3A.jpeg)
Lëvizja VETËVENDOSJE, qendra Junik ka bërë publike një video ku tregon automjetin e Komunës së Junikun në një qendër parkingu në Fushë Kosovë. Siq thonë ata AUTOMJETI I KOMUNËS SË JUNIKUT, TASH E DISA MUAJ është duke qëndruar NË PARKING PRIVAT të Fushë Kosovës.
Deklarata e plotë dhe videoja sqaruese mbi këtë temë janë publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE të Junikut.
Lajmi i Plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut,
Plot 19,700.00 euro të taksave tona janë shpenzuar për automjet të ri, me arsyetimin e Komunës se nuk kanë automjete, derisa automjeti zyrtar i blerë para disa viteve qëndron në parking privat rreth 100 kilometra larg Junikut me muaj të tërë.
ABUZIM I TILLË ME ASETIN KOMUNAL NUK ËSHTË PARË TË KETË NDODHUR MË PARË NË JUNIK!