
Marrëveshja VV-LDK, akoma nuk ka dalur në dritë edhe pse kohë pas kohe zyrtarët e këtyre partive politike po takohen për të arritur një të tillë dhe të formojnë qeverinë, por pavarësisht kësaj nga Vetëvendosja ka entuziazëm se do t’i fitonin zgjedhjet, nëse do të shkonte vendi përsëri drejt tyre.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja ka publikuar një sondazh në rrjetin social Facebook, ku aty partia e saj del fituese e zgjedhejve.

Poashtu, një tjetër sondazh që ka publikuar ajo në pyetjen se si duhet të zgjidhet Presidenti, nga sondazhi del ashtu siç duan edhe nga Vetëvendosja.

Kujtojmë, që zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje paralajmërojnë se në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, e në LDK e quajnë të papranueshëm kushtëzimin e VV’së që posti i presidentit të mos i takojë partisë e cila e dyta në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Përplasjet përmes deklaratave, kryesisht përmes rrjeteve sociale, të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpërfaqin vullnetin, por edhe drojën për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy partive për formimin e qeverisë së re të vendit,.
Të dy këto parti, të cilat, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit kanë marrë shumicën e votave të qytetarëve Lëvizja Vetëvendosje e para dhe pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës ndonëse thonë së janë duke punuar për përafrimin e qëndrimeve mbi parimet e qeverisjes së ardhshme, zyrtarët e këtyre partive në disa raste kanë shkëmbyer polemika.
Megjithatë burime të Gazetës Metro brenda subjketeve politike kanë mësuar se marrëveshja do të arrihet para datës 26 dhjetor dhe vendi nuk do të shkojë në zgjedhje, ashtu siç po pretendojnë disa nga zyrtarëve e VV’së dhe të LDK’së.
Ndryshe, sot edhe vetë i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti pas takimit me Isa Mustafën u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.
Kurti ka thënë se për ndarjen e ministrive dhe të gjitha çështjet e marrëveshjes do të diskutojnë në procesin e bisedimeve.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm sepse ditët po shkojnë, por duhet ta kuptoni që nuk mund të mbajmë seancë para datës 26 dhjetor dhe kjo nuk ka qenë në dorën tonë, është presidenti aktual ai i cili ka shfrytëzuar maksimalisht ditët për të caktuar seancë, ka mundur të caktojë më herët, e ka caktuar ditën e fundit të mundshme, 26 dhjetorin, ne i kemi këto ditë tash që ta përmbyllim marrëveshjen tonë, po e theksoj, vullneti, dëshira, votimi i qytetarëve e bënë marrëveshjen tonë më shumë se sa të nevojshme, tash është e pamundshme mos të kemi takime, marrëveshja besoj që është e mundshme por këtë gjë duhet të ia lëmë procesit të bisedimeve, procesit të negociatave”, ka thënë Kurti.