970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vetëvendosje i reagon ashpër Edi Ramës: Ftesë për grabitqarët!

Vetëvendosje i reagon ashpër Edi Ramës: Ftesë për grabitqarët!

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në Financial Times se Kosova është tokë e askujt dhe se me kalimin e viteve është zbehur kufiri mes politikës dhe krimit.

Sipas Zaimit, Rama ka bërë një ftesë ndaj grabitqarëve dhe plaçkitësve me deklaratat e tij, por si përgjigje mjafton t’i kujtohet se zv/kryeministri i Kosovës nuk është në arrati.

“Thënia se diçka është e askujt, është ftesë për grabitqarë e plaçkitës. Për gazetën me prestigj ndërkombëtar Financial Times kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se ‘Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt’ dhe se ‘kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur’.”

“Nuk duhet të humbasim durimin me të në këto kohë kur kërkohet unitet, por duhet t’i shpjegojmë se Kosova është tokë e popullit të saj, me mbi 93% shqiptarë e pjesa tjetër minoritete me të drejta të gjera e të thella. Kosova ka institucione shtetërore profesionale, të vlerësuara ndërkombëtarisht si demokratike, më të drejta e më të pakorruptuara se vendet fqinjë.”

“E sa i përket kriminalitetit, Kosova ka kriminalitetin më të ulët në Ballkan, sipas monitoruesve ndërkombëtarë. Përshembull, që ta kuptojë më mirë Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës sot nuk është në arrati prej drejtësisë të vendit të vet, por është në Bruksel si i ftuar, për të ligjëruar mbi rrugën evropiane të Kosovës” shkruan Zaimi.

Related posts