
Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore për ditën e sotme, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale.
Në reagim cilësohet i turpshëm kalimi i këtij projektligji, derisa bëhet thirrje për dalje masive.
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë thirrje për protestë të qetë, derisa ka paralajmëruar dalje masive.
Të martën, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin që përcakton pagën minimale.
Gjatë procesit të votimit u dëgjuan thirrjet “marre” nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan këtë projektligj meqë nuk i përfshinte edhe veteranët e UÇK-së.
Kundër këtij projektligji ka pasur pakënaqësi edhe mes vetë deputetëve të VV-së.