![Vetëm sot e kaluan kufirin për në Shqipëri 36 mijë qytetarë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_3776-scaled.jpeg)
Shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur që pushimet në këtë gusht, t’i kalojnë në Shqipëri.
Sipas “Klan.al”, kolona e veturave në kufi ka arritur deri në 6 kilometra këtë mëngjes, dhe u deshën 30 minuta për të kaluar.
Po ashtu, duke cituar të dhëna nga Dogana e Morinës, thuhet se në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë hyrë rreth 36 mijë qytetarë nga Kosova me 10.200 automjete.
Po ashtu, raportohet se kosovarët janë të parët në listën e vendeve që udhëtojnë për në shqipëri gjatë sezonës së verës.