970×90
970×90

Vetëm AAK e Nisma nuk pajtohen: Të gjitha partitë nënshkruajnë për mbylljen e kazinove në Kosovë

Vetëm AAK e Nisma nuk pajtohen: Të gjitha partitë nënshkruajnë për mbylljen e kazinove në Kosovë


Vrasjet në kazinotë e Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha prej qytetarëve deri tek Qeveria, tani ka filluar një nismë për mbylljen e tyre në të gjithë territorin e Kosovës.


Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër, ku tani deputetët LDK’së, PDK’së, VV’së, PSD’së i ka dhënë nënshkrimin për për mbajtjen e seancës ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë. 

Mirëpo, aty po mungojnë vetëm nënshkrimet e dy partive, AAK’së dhe NISMA’së, transmeton Gazeta Metro.

Vetëm deputetët e këtyre  2 partive nuk kanë pranuar që të japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme ku do të pritet që të votohet për pezullimin e aktivitetit të tyre në gjithë Kosovën.

Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove, një në Suharekë e një në Lipjan.

Related posts