
Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” që lidhet me fshatrat Shtedim dhe Livadicë të Podujevës.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë e rrokullisur që ka devijuar nga rruga kryesore.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në këtë vetë-aksident.
Kujtojmë, një aksident i tillë ka ndodhur mbrëmë edhe në fshatin Llapashticë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
