
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. Për pasojë dy persona kanë vdekur.
Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00. Dy viktimat gra janë dërguar në QKUK, ku është konstatuar vdekja e tyre.
Policia njofton se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion.
“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.