970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli viziton qytetin e tij, thotë se do të mbrohet Mitrovica nuk i përmend 3 komunat tjera

Veseli viziton qytetin e tij, thotë se do të mbrohet Mitrovica nuk i përmend 3 komunat tjera


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se qyteti prej nga vjen, Mitrovica, nuk do të shitet, por do të mbrohet ngase ky është obligim ndaj qytetarëve

Veseli këto komente i bëri teksa ka iniciuar hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Kreu i PDK-së tha se Mitrovica e Kosova nuk janë në shitje, por mbrojtja më e mirë që mund t’u bëhet është duke përkrahur orientimin perëndimor të vendit e i cili nuk lejon ftohjen e raporteve me SHBA’në. 

“Duhet të jemi të drejtuar vetëm në këtë drejtim ,Mitrovica e as Kosova nuk është dhe as nuk mund ta them që me jap me shit me ble, por as me mbrojt vet. Ne më shumë mundemi me mbrojt Mitrovicën bashkë, e kemi obligim që është qytetar kombëtar duhet respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet. Të bartet vendimtarja në institucione të Kosovës dhe asgjë më pak e asgjë me shumë të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Çdo qytetar të mendojë me mendim të shëndoshë që kemi vetëm një perspektive që është orientim ynë perëndimor që nuk lejon të ftohemi me ShBA-në për derisa janë partnerët tanë perëndimor”, është shprehur Veseli

Veseli tha se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.

“Ekonomia e lirë e tregut e bazuar në sektorin privat është përgjegjësia e juaj Kosova nuk është e askujt më shumë e më pak, por e gjithëve neve, duhet të marrim  përgjegjësi njëjte dhe kemi obligime të njëjta para Kushtetutës ligjit dhe qytetarëve të vendit merrni përgjegjësi më shumë”, theksoi ai.

Related posts