970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli tregon se pse BE’ja mund të mos e miratojë liberalizimin e vizave

Veseli tregon se pse BE’ja mund të mos e miratojë liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehu optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.
“Nuk ka standard të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të cilin nuk e ka përmbushur Kosova. A e di çka mund të ndodhë që BE-ja të mos ia jep Kosovës liberalizimin e vizave? Vetëm një sjellje irracionale”, ka thënë Veseli për RTK.

Ai i ka dhënë mbështetje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtimin e dialogut më Serbinë.

“Në Rambuje a humbëm nga presidenti Thaçi? Kush mund t’u garantojë bashkëqytetarëve të Kosovës më shumë se sa Thaçi që ka përvojën, që ka aftësi e mençuri në komunikim?”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së nuk e ka parë të qëlluar idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë nuk besoj që i bën hajr Kosovës aktualisht ideja për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Veseli

 

Related posts