970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli thotë se do të konfiskohet çdo pasur e fituar në mënyrë të paligjshme

Veseli thotë se do të konfiskohet çdo pasur e fituar në mënyrë të paligjshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se kanë iniciuar ndryshimet e Ligjit për konfiskimin e pasurisë për të dërguar mesazh që kushdo që ka ngrit pasuri në mënyrë të paligjshme, do t’i konfiskohet.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se krimi nuk duhet të ketë petk për askënd.

“Kush është i inkriminuar le ta paguan çmimin. Nuk ka nevojë as Vetëvendosje me pësuar për një individë, as PDK-ja dhe as LDK-ja për një individë. Asnjë parti. Sistemi i drejtësisë është duke pësuar reforma dhe në të njëjtën kohë askush nuk na ka imponuar. Ne e kemi iniciuar këtë për të dërguar mesazh që kushdo që ka ngrit pasuri të dyshimtë, po le të jetë 20 vjet, le të jetë 50 vjet, do t’i merret”, ka thënë Veseli.

Veseli ka paralajmëruar edhe iniciativa tjera. “Ka njerëz që rrinë në social dhe për një vit veç kur ta shohim bëhet milionerë, veç kur thotë unë nuk kam kërkuar jam milioner. Hajde ta bëjmë deklarimin e pasurisë të çdo qytetari të Kosovës siç bëhet në vendet perëndimore”, ka thënë ai.

Në këtë adresim Veseli ka folur edhe për Vetingun.“Në të njëjtën kohë hajde shkojmë edhe te Vetingu. Shkojmë gradualisht nga vjeshta edhe te Vetingu, në një farë forme e ndërtojmë një situatë e cila nuk është vetëm një status teknik në Bashkimin Evropian, por ka të bëjë me cilësinë e jetës tonë dhe fëmijëve tonë, atë çka i lëmë trashëgimi, t’i ndalim manipulimet, t’i ndalim keqpërdorimet dhe ti sanksionojmë kush ka faj”, ka thënë Veseli.

Related posts