970×90
970×90

Veseli takoi homologen e tij të Iowa-s, Linda Upmeyer dhe drejtues tjerë të këtij shteti

Veseli takoi homologen e tij të Iowa-s, Linda Upmeyer dhe drejtues tjerë të këtij shteti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-ShBA, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli ka takuar sot homologen e tij, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Iowa-s, Linda Upmeyer.

Në takim u bisedua për partneritetin mes dy shteteve në shumë fusha.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se bashkëpunimi në fushën e sigurisë, bujqësisë dhe arsimit ka qenë deri më tani tejet i frytshëm. Në këtë drejtim, ai shprehu interesimin që të ketë bashkëpunim mes të dy parlamenteve.

Kryetari Veseli e ftoi zonjën Upmeyer për vizitë në Kosovë, te cilën ajo e pranoi me shumë kënaqësi.

Related posts